“Nuk do të ndalemi”, Kuq e Zinjtë kërkojnë nga organizatorët e festivalit ta tërheqin ftesën për Bregoviç

“Nuk do të ndalemi”, Kuq e Zinjtë kërkojnë nga organizatorët e festivalit ta tërheqin ftesën për Bregoviç

Tifozat “Kuq e Zi”, kanë ndërmarrë një aksion para zyrave të Bashkisë së Korçës, derisa kërkojnë që organizatorët e festivalit të birrës të tërheqin ftesën për Goran Bregoviç, raporton Gazeta Enigma.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ku kanë theksuar se nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimit të tyre.

“Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë. Ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregovicin. Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë.Ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët…Posted by Tifozat Kuq e Zi on Monday, August 16, 2021

Ndryshe, Qyteti i Korçës është në përgatitje e sipër të edicionit të radhës së Festës së Birrës.E cila do të mbahet prej dt 18- 22 gusht.

Related Articles