Nuk e transmetojnë televizionet tona, ndeshjen e Ballkanit mund ta shikoni në këtë kanal

Nuk e transmetojnë televizionet tona, ndeshjen e Ballkanit mund ta shikoni në këtë kanal

Sonte kampioni i Superligës së Kosovës, Ballkani luan ndeshjen e parë në UEFA Conference League. ‘Portokallinjtë’ paraqiten ndaj La Fiorita, skuadër kjo që vije nga San Marino.

Kompani si ART Motion dhe RTK-ja nuk do ta transmetojnë këtë ndeshje. Nuk dihet ende arsyeja pse televizionet tona nuk i kanë blerë të drejtat e kësaj ndeshje, por sigurisht që kjo i ka irrituar tifozët kosovarë.

Këtë takim pritet ta transmetoj edhe televizioni lokal i San Marinos ‘RTV’.

Ky është linku i televizionithttps://www.sanmarinortv.sm/programmi/web-tv

Kujtojmë që skuadra e Ballkanit luan për herë të parë në Ligën e Konferencës, pasi në fillim ishte duke bërë gara në UEFA Champions League – por aty u eliminua pasi u mposht nga Zalgirisi.

Takimi fillon nga ora 20 e 45 minuta. Ndeshja kthyese zhvillohet më 26 korrik në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ – Prishtinë.

Related Articles