Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka çaktivizuar llogarinë e tij në platformën “X”. Ky veprim i tij ka ardhur pas shumë reagimeve lidhur me një shkrim që ka bërë sot e ku i ka kërkuar me tallje presidentit serb, Aleksander Vuçiq që bashkë me gazetarin Fahri Musliu t’i bëjnë analizat e ADN-së dhe poligrafin.
Ky reagim me ironi i Velës ndaj presidentit serb ka ardhur pasi dje Aleksander Vuçiq ka publikuar një video bashkë me babain e tij, Angjelko Vuçiq, si kundërpërgjigje për raportimet dhe spekulimet se Fahri Musliu është babai i tij.
“Aco, është e kotë pa poligraf dhe analiza të ADN-së. Ti dhe Fahriu bashkë”, kishte shkruar sot Vela.
Llogaria e tij është e paqasshme aktualisht, derisa Express ka ruajtuar “Screenshot” shkrimin e tij të sotshëm.