Ish-inspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani, ka propozuar që krerët e shtetit dhe vendimmarrësit tjerë t’i nënshtrohen testit të drogës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ramadani ka thënë se ky test nëpër shumë nivele shtetërore do të mund të çudiste me rezultate.
“Një test për përdorim droge nëpër shumë nivele shtetërore do të mund të çudiste me rezultate. Kjo nuk është shaka. Le ta bëjnë Narko-Testin të gjitha nivelet vendimmarrëse, ata dhe ato që paguhen nga taksat tona dhe vendosin se si ta shpenzojnë Buxhetin e Kosovës. Nuk po paragjykoj, por i sfidoj le ta bëjnë fillimisht: Presidenca, Qeveria, Kuvendi”, shkroi ai.
Narko-Test për vendimmarrësitNjë test për përdorim droge nëpër shumë nivele shtetërore do të mund të çudiste me…
Ky reagim erdhi pasi ish-asamblisti dhe aktivisti politik i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, u arrestua në Tiranë nën dyshimin për trafik droge.
Sipas Policisë, grupi ku bën pjesë edhe Mujeci, u kap me mbi 11 mijë doza droge, në vlerë prej 400 mijë eurosh.