Pas gati shtatë muajsh në spital, ka vdekur Vladimir Blazev-Pancho, nga grupi DNK.
Ai ishte shtruar për trajtim në një klinikë private në Maqedoninë e Veriut, ku po luftonte me plagët që mori nga zjarri në diskotekën “Puls”, nga ku vdiqën 62 persona, përfshirë tetë anëtarë të grupit të lartpërmendur.
Sipas Alsat.mk, Panço kishte djegie të rënda në duar dhe kokë, si dhe një gjendje mendore të përkeqësuar.
Pavarësisht përpjekjeve, ai nuk arriti të mbijetonte.