Nuk i mori votat për deputet, Tahiri: Besimi juaj më obligon të mos ndalem

Nuk i mori votat për deputet, Tahiri: Besimi juaj më obligon të mos ndalem

Anëtari i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi nuk arriti të marrë mjaftueshëm vota për t’u zgjedhur deputet.

Ai falënderoi të gjithë ata që ia besuan votën, duke thënë se “edhe pse votat nuk mjaftuan për të siguruar edhe një mandat si deputet, mbështetja juaj është një përgjegjësi e madhe për mua”.

“Do të vazhdoj të jem zëri juaj brenda strukturave të PDK-së dhe të angazhohem me përkushtim për të dhënë më të mirën që di, gjithmonë në shërbim të vendit tim dhe interesit qytetar. Besimi juaj më obligon të mos ndalem”, shkroi Tahiri në një postim.

“Angazhimi im për ju dhe për Kosovën nuk përfundon me zgjedhjet, ai vetëm sa forcohet nga besimi juaj”, shtoi tutje ai.

Related Articles