Nuk janë pjesë e Superligës, por tre ekipet prizrenase janë kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

Nuk janë pjesë e Superligës, por tre ekipet prizrenase janë kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

FC Liria ka shkaktuar sot befasinë e madhe duke eliminuar Dritën në 1/16 e finales së Kupës së Kosovës. 

Skuadra e Ligës së Parë mposhti liderin e Superligës me rezultat 1-2.

Përveç Lirisë, edhe dy skuadrat tjera nga Prizreni janë kualifikuar në mesin e 16 ekipeve më të mira.

FC A&N që gjithashtu garon në Ligën e Parë mposhti javën e kaluar Rahovecin me rezultat 2-1, për t’u kualifikuar tutje.

Befasia e madhe e këtij edicioni të Kupës së Kosovës është edhe FC Prizreni që bën gara në Ligën e Dytë.

Prizreni eliminoi Istogun me rezultat 2-0 pas vazhdime, pasi koha e rregullt ishte mbyllur pa gola, 0-0.

Padyshim një sukses i madh i skuadrave të këtij qyteti, duke arritur në mesin e 16 ekipeve që do të luftojnë për trofeun e Kupës, duke pasur parasysh që asnjëra nuk garon në elitën e futbollit kosovar. 

Related Articles