“Nuk ka më arsyetime”, Pacolli shpreson që BE t’i heq vizat për Kosovën në takimin e radhës

“Nuk ka më arsyetime”, Pacolli shpreson që BE t’i heq vizat për Kosovën në takimin e radhës

Ish-minisitri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli shpreson që BE-ja të marrë vendim për vizat për Kosovën në takimin e radhës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ka një frymë pozitive për liberalizimin e vizave, në vendet e BE-së dhe më nuk ka arsyetime dhe Kosova nuk duhet të mbetet më tutje e diskriminuar.

“Shpresojmë se në takimin e radhës BE-ja të merr vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sa më shpejt të jetë e mundur. Në vendet e BE-së tani ekziston një frymë pozitive për liberalizim të vizave. Nuk ka më justifikime dhe nuk mund Kosova të mbetet më tutje e diskriminuar”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, sot takimi që është mbajtur në Samitin e BE-së, ka përfunduar pa rezultate.

Related Articles