“Nuk ka pajtim mbi gjakun e 13 mijë shqiptarëve” – Tifozat Kuq e Zi bojkotojnë ndeshjen Shqipëri-Serbi

“Nuk ka pajtim mbi gjakun e 13 mijë shqiptarëve” – Tifozat Kuq e Zi bojkotojnë ndeshjen Shqipëri-Serbi

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar përmes rrjeteve sociale të shtunën, vetëm pak orë para përballjes Shqipëri–Serbi, që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Përmes disa fotografive të publikuara, ata kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kësaj ndeshjeje. Në njërën nga to shkruhet: “Nuk ka pajtim mbi gjakun e 13 mijë shqiptarëve”. Ndërsa të tjera bartin mesazhe si “Historia nuk harrohet për një evropian” dhe “Fëmijët tanë nuk panë evropian, panë luftë”.

Për këtë arsye, Tifozat Kuq e Zi kanë vendosur të mos jenë të pranishëm në tribunat e stadiumit “Air Albania” në Tiranë, ku sonte nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri–Serbi.

Related Articles