Kulmi i një shtëpie është përfshirë nga zjarri paraditen e sotme në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, në një deklaratë për media ka njoftuar se zjarri është nën kontroll dhe nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale.
Derisa njoftoi se lajmin për zjarrin në një shtëpi në Mati 1 në rrugën Xheladin Hana e kanë marrë në orën 10:55 minuta.
“Ekipet kujdestare menjëherë janë dalë në vendin e ngjarjes, ku aty kanë vërejtur se çatia e shtëpisë ka qenë e përfshirë nga zjarri. Me njëherë është intervenuar nga ekipet e zjarrfikësve, të cilët, në një kohë shumë të shpejtë, duke treguar profesionalizëm, kanë bërë të pamundur që zjarri të mos shpërndahej”, tha Shkodra.
