Votat e 56 deputetëve nuk kanë mjaftuar që të kalojë, Raporti vjetor i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për vitin 2020, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Nga 88 deputetë të pranishëm në sallë, vetëm 56 prej tyre morën pjesë në votim.
Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka kërkuar që raporti të mosmiratohet.
“Komisioni për Ekonomi e ka shqyrtuar raportin dhe rekomandoi që mos të miratohet”. Në këtë vend kemi kompletuar bordin por jo të tërin.
Deputeti i VV-së Armend Muja, tha se raporti ka qenë i detajuar dhe përmbajtjesor dhe nuk e di arsyen pse është kërkuar që të mos miratohet.
“Sa i përket raportit mund të them që ka qenë përmbajtjesor i detajuar dhe transparent. Nuk e di pse rekomandimi është të mos votohet ky raport”.
Shefja e GP të VV-së Mimoza Kusari-Lila tha se nuk duhet të bëhet politikë me raporte të tilla.
“Pasaktësi është të thuhet të mos miratohet raporti. Bordi i ZRE është votuar dhe është i kompletuar. Arsyet për mos miratim të raportit ka të bëjë me çështje përmbajtjesore. S’jemi duke bërë politikë”.
Deputeti i LDK-së Arben Gashi, tha se mungon mbikëqyrje rigoroze e këtij institucioni.
“Cështja e ZRrE-së ka qenë problematike. Disa prej probleme ekzistojnë realisht dhe ka mungesë të një mbikëqyrje rigoroze”.
Deputeti i AAK Besnik Tahiri, tha se shqetësuese mbetet paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës.
“Pagesa që po bëhet në veri e kemi trajtuar si problem kryesor dhe kërkojmë të mos ketë presion dhe mbi të gjitha është çështja e ngritjes së çmimit të energjisë. Mos votimi i këtij raporti nuk nënkupton që Qeveria do të ushtroj presion”.
Hykmete Bajrami nga LDK-ja tha se qytetarët pagujanë edhe për humbjet teknike.
|Tani po e paguajmë përme taksave tona, ë herët e kemi pagua përmes faturave. KEK është i obliguar që energjinë t’ia shes KEDS-it. Përpos 3.5% që qytetarët kanë paguar ne i paguajmë humbjet teknike 10%”.
Deputeti i VV-së Haki Abazi, tha se kjo parti e ka kundërshtuar privatizimin e distribucionit, duke shtuar se qytetarët janë mashtruar.
“Mashtrimi është mashtrim, janë mashtruar qytetarët duke paguar 8 milion euro në vit. Mashtrimi ka ndodhur prej partive që ishin në pushtet. Vetëvendosje e ka kundërshtuar privatizimin”.
Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, tha se përplasje e deputetëve janë bërë “bajat”, duke shtuar se nuk janë në fushatë.
“Problemi i energjisë duhet të rregullohet me kosto që është në interes të vendit. S’po më pëlqen debati partia ime, partia jote. Politikat i ka krijuar Qeveria”.
“Këto përplasje janë bërë bajat. Nuk jemi në fushatë tash, por t’i vendosim gjërat në binarë”./Gazeta Enigma/