Komisioni Hetimor Parlamentar për energjinë ka përpiluar sot listën përfundimtare të dëshmitarëve, të cilët do të ftohen për intervistim para këtij Komisioni, por lista prapë nuk është miratuar dhe diskutimi për listën është shtyrë për ndonjë ditë tjetër.
Kryesuesi i Komisionit, Hajdar Beqa, ka deklaruar se nga lista do të largohen emrat e personave, të cilët nuk kanë mundësi të ftohën për intervistë, siç janë Hashim Thaçi Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Kolë Berisha.