Nuk kalon propozimi i Rusisë për seancë të jashtëzakonshme për Kosovën në KS të OKB-së

Nuk kalon propozimi i Rusisë për seancë të jashtëzakonshme për Kosovën në KS të OKB-së

Në një votim procedural Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk ka miratuar agjendën e përkohshme të rendit të ditës, ku ishte kërkesa e delegacionit të Rusisë për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme për Kosovën në lidhje me 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe. Vetëm tre anëtarë votuan pro, e 12 tjerë abstenuan në votimin procedural.

Përfaqësuesit e Francës dhe SHBA-së insistuan se Rusia nuk është konsultuar fare me anëtarët e KS-së për këtë seancë. E përfaqësuesi i Rusisë ka insistuar se ajo kishte figuruar në agjendën dhe ishte publikuar në kalendar nga Presidenca Japoneze e OKB-së.

Kjo është hera e dytë brenda këtij viti Rusia po tenton ta shtrojë për diskutim çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Duke marrë shkas nga përvjetori i 25-të i intervenimit të NATO-s ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe, Moska u ka kërkuar anëtarëve të tjerë që t’ia mbështesin kërkesën, që sonte, prej orës 21:00, të flitet për intervenimin, por edhe për situatën e sigurisë në Kosovë.

Related Articles