Në seancën gjyqësore ndaj Naim Murselit, të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, avokati i familjes së viktimës, Leotrim Syla, ka pyetur dëshmitarin Jeton Binaku lidhur me dyshimet e tij për rastin.
Syla e ka pyetur dëshmitarin: A të ka thënë Graniti diçka nëse dyshon se burri i saj e ka vrarë Liridonen?”
Binaku u përgjigj: Jo, s’më ka thënë.”
Avokati ka vazhduar: “Nëse Graniti të ka thënë që dyshon se burri i saj ka të bëjë me diçka në këtë rast, pse ka pasur nevojë ju me dhënë deklaratë se burri nuk e lejon me e zbuluar?”
Dëshmitari ka përgjigjur: Nuk e di, unë që kam thënë në polici diçka të tillë.