Në al-Mawasi në jug të Gazës, gjyshja 60-vjeçare Wafa Qablan deklaroi për BBC se “për herë të fundit kanë ngrënë vakt ushqimi pardje”.
Ajo theksoi se anëtarët e familjes së saj shkuan në një pikë shpërndarjeje ushqimi këtë mëngjes, por u kthyen duarbosh.
“Ne të rriturit mund ta përballojmë, por çfarë ndodh me fëmijët”, thotë ajo, duke shtuar se nipërit e mbesat kishin nevojë të bënin “disa pushime” kur ecnin, për shkak të urisë.
Qablan shtoi se janë në vështirësi ta ushqejnë nipin e saj katërmuajsh sepse nuk ka ujë për të bërë formulën e tij të qumështit.