“Nuk kemi pranuar asnjë njoftim zyrtar lidhur me iniciativën për shkarkimin e kryetarëve në veri”

“Nuk kemi pranuar asnjë njoftim zyrtar lidhur me iniciativën për shkarkimin e kryetarëve në veri”

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se ministria që ai drejton nuk ka pranuar asnjë njoftim zyrtar lidhur me iniciativën për shkarkimin e kryetarëve në veri.

Kjo pasi që gjatë ditës u raportua se një grup i qytetarëve serbë kanë provuar të dorëzojnë një kërkesë për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë ashtu siç parashihet në udhëzimin administrativ të miratuar kohë më parë

“Jemi në dijeni rreth raportimeve në media se janë mbledhur nënshkrime nga ‘një grup nismëtar’. Megjithatë, ju njoftojmë se në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk kemi pranuar asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë nismë nga Kryesuesit e Kuvendeve Komunale të Komunave respektive apo antarët e grupit inicues siç parashihet me këtë Udhëzim Administrativ”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje ministri ka sqaruar se udhëzimi administrativ përcakton qartë procedurën e inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativës së qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Sipas Krasniqit kërkesa për largim duhet të nënshkruhet nga të paktën 20% e votuesve me të drejtë vote.

“Udhëzimi Administrativ, përcakton qartë procedurën e inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativës së qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Secili qytetar apo grup qytetarësh me të drejtë vote në komunën përkatëse ka të drejtë të ndërmarrë iniciativën për largimin e kryetarit të komunës. Kërkesa për largim duhet të nënshkruhet nga të paktën 20% e votuesve me të drejtë vote dhe duhet t’i përmbajë të gjitha elementet dhe të dhënat sipas këtij Udhëzimi Administrativ. Qytetarët e interesuar për inicimin e kësaj procedure, themelojnë grupin nismëtar i cili para se të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve duhet të njoftojë Kryesuesin e Kuvendit Komunal i cili më pas njofton MAPL-në dhe KQZ-në”, ka shkruar ministry në Facebook.

Postimi i plotë:

Related Articles