“Nuk lejohet me logo të partisë këtu”, Sveçla përplaset me një person afër qendrës së votimit, e fotografon dhe e denoncon në Facebook

“Nuk lejohet me logo të partisë këtu”, Sveçla përplaset me një person afër qendrës së votimit, e fotografon dhe e denoncon në Facebook

Ministri në detyrë Xhelal Sveçla është përplasur me një person afër një nga qendrat e votimit në Prishtinë.

Madje, ia ka publikuar fotografinë edhe në rrjete sociale.

Në pamjet që janë publikuar në media Sveçla dëgjohet duke i thënë personit në fjalë se nuk lejohet logoja e partisë afër vendvotimit.

“Ti me më fotografu nuk lejohet, ministër duhesh me i ditë ligjet ma i mirë, shihemi në gjykatë Xhelal”, ia ktheu ai.

Ndër të tjera personi në fjalë thotë: Jam duke e pritë kryetarin.

Më pas, Sveçla e fotografoi dhe u largua.

Related Articles