Marcus Rashford ishte njëri ndër lojtarët më të dobët në fushë në humbjen e Manchester United me rezultat 3-2 ndaj Galatasaray në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi anglez nuk la shenja në këtë takim, madje humbi një mundësi të artë shënimi kur në vend që të godasë topin ai vet vendos ta pasoj atë.
Kjo ka irrituar tifozët e Manchester United, të cilët pas takimit kërkuan nga trajneri Erik Ten Hag që ta lërë 25-vjeçarin në bankën rezervë dhe në vend të tij të inkuadroj lojtarët nga banka.
“Ai ka qenë i tmerrshëm, fatkeqësisht. Vetëm hija e sezonit 2021/2022”.
“Ai duhet të luftojë me Garnachon për një pozitë në formacionin startues”.
Madje, njëri nga tifozët shkoi aq larg sa që tha se Rashford ka pasur vetëm gjashtë muaj të mirë me fanellën e United në tetë sezone gjithsej sa është pjesë e klubit.
“Ai me shumë mundësi ka pasur vetëm gjashtë muaj të mirë në tetë sezone. Pjesa tjetër është ‘ai ishte i lënduar, i shqetësuar për ngjarjet globale, i hutuar nga ndarja me të dashurën, besimi i tij është thyer nga komentet e trajnerit, po luan jashtë pozitës, etj.”
Këto ishin vetëm disa nga komentet që vinin në drejtim të reprezentuesit anglez.
Rashford ka startuar në të gjitha ndeshjet në Ligën Premier këtë sezon por statistikat e tij lënë për të dëshiruar, pasi që anglezi ka shënuar vetëm një gol dhe ka kontribuar me një asistim.
Ndërkohë, në Ligën e Kampionëve ai ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës, por ka asistuar në dy raste.