Analisti politik Gazmir Raci ka thënë se me marrëveshjen për targat Kosova është duke i zbatuar çështjet që i janë kërkuar.
Ai ka deklaruar se janë bërë dhjetë vjet dhe se është momenti kritik që kjo çështje duhet të përfundojë.
“Nuk jam ithtar i asaj që të prehen punët me ShBA-në, plani ishte ideal, plani ishte për fazën që po kalonim ishte shumë mirë i strukturuar, por i mungoi esenca kryesorja, bashkërendimi më bashkësinë ndërkombëtare”.
“Po tash nuk mund ta shtysh Kosovën deri në pafundësi, të kërkosh një muaj, dhjetë muaj, njëzet muaj dhe çka, ku po mbhttps://youtu.be/-rQ5_WAEqjcetemi ne, po mbesim derisa Serbia përfundimisht të vendosë a dëshiron Perëndimin apo Rusinë. Ne nuk mund të mbesim peng i definimit të politikës së jashtme serbe, se a dëshiron të jetë me Perëndimin apo Rusinë”.
“Por prapë se prapë, unë do të dëshiroja që Kosova të ishte më koordinuese me faktorin ndërkombëtar, që paraprakisht çfarëdo plani që mund ta bëjë publik duhet ta koordinojë të paktën me ShBA-në. Ekipi negociator i Kosovës këtu ka dështuar”, ka thënë Raci.