Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar të flas për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pasi që kjo, sipas tij, do të mund të kishte pasoja të mëdha për qytetarët e Serbisë.
Ai ka thënë se puna detyra e tij si president është që të veprojë në interes të Serbisë.
“Çdo gjë që do t’ua thoja (për Zelenskyn), do të merrte konotacion personal dhe do të prodhonte pasoja të mëdha për qytetarët e Serbisë. Nuk mund ta bëj këtë”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq ka folur edhe për raportet e mira që i ka Serbia me Rusinë, duke thënë se pas Nikola Pashiqit, ai është presidenti i vetëm që ka marrë medalje nga shteti rus.
Lidhjet e mira me Rusinë, Vuçiq ka ilustruar edhe përmes familjes së tij, duke thënë që vajza e tij ka shkuar në një shkollë ruse dhe flet rrjedhshëm rusishten.
“Vajza ime ka shkuar në një shkollë ruse. Ajo flet një rusishte perfektë. Të gjithë ne mund ta kuptojmë gjuhën politike dhe kjo situatë na impakton rëndë. Duhet të kujdesem për Serbinë”, ka thënë ai.
Duke folur për luftën në Ukrainë, Vuçiq ka thënë se “gjendemi në një lloj konflikti botëror”.
“Njerëzit duhet ta kuptojnë se ajo që shohim në televizione nuk është e tëra. Është vetëm njëra pjesë. Ky konflikt ndikon në vendin tonë”, ka thënë ai./Gazeta Enigma/