Tjetër fitore për Arsenalin në Premierligë, pas fitores bindëse ndaj Sauthempton javën e kaluar, shkruan Gazeta Enigma.
Arsenali e ka mundur në shtëpi West Ham Unitedin me rezultatin, 2-0. Golin e parë e ka shënuar sulmuesi Martinelli, me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 48’. West Ham mbeti me 10 lojtarë në fushë në minutën 67′, pasi Coufal u përjashtua me karton të kuq.
Arsenali deri në fund e shfrytëzoi këtë për të shënuar tjetër gol. Smith Rowe shënoi për rezultatin përfundimtar 2-0 në minutën e 87′. Me këtë fitore, Arsenali pushton pozitën e katërt në renditjen e Premierligës me 29 pikë.