Nuk ndalet kaosi në shkollat e Serbisë: Një nxënës kërcënon se do t’i vras të gjithë

Nuk ndalet kaosi në shkollat e Serbisë: Një nxënës kërcënon se do t’i vras të gjithë

Një tjetër ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Surcin të Serbisë.

Atje një nxënës 15-vjeçar i shkollës fillore “Dushan Vukasoviq” ka kërcënuar se do t’i vriste të gjithë.

Kështu raporton gazeta serbe Blic. Siç raportohet, atje menjëherë kishte shkuar një patrullë policie.

“Në vend është konstatuar se P.R. është konfliktuar verbalisht me V.G. (15) në rrugë kur ka mbërritur në shkollë dhe më pas është futur me vrap në shkollë dhe ka filluar të bërtasë dhe kërcënojë se do ta rrahë V.G. dhe do t’i vrasë të gjithë”, raportojnë mediat serbe, transmeton Nacionale.

Pas kësaj, i riu ishte mbyllur në shtëpinë e tij dhe nuk kishte folur me askënd.

Ai është dërguar më pas për trajtim në Klinikën e Neurologjisë dhe Psikiatrisë për Fëmijë.

Related Articles