Asgjë nuk ka ndryshuar në renditjen e Grupit G në Ligën e Evropës.
Bayer Leverkuseni u kualifikua si i pari në grup në fazën nokaut me 13 pikë. Betisi mbeti i dyti me 10-të pikë, ndërsa Celticu bartet në Ligën e Konferencës me nëntë pikë.
Nga garat evropiane për këtë sezon është përshëndetur Ferencvaroshi i Myrto Uzunit që përfundoi në vendin e fundit me tri pikë. Uzuni luajti 90 minuta në fitoren 1:0 ndaj Bayer Leverkusenit.
Celticu fitoi përballë Real Betisit, 3:2. Golat për vendësit i shënuan Welsh në minutën e tretë, Henderson në minutën e 72-të dhe Turnbull në minutën e 78-të. Bain i vendësve realizoi autogol në minutën e 69-të, ndërsa Iglesias ishte shënues i golit të dytë në minutën e 75-të.
Albian Ajeti luajti titullar te Celticu por pësoi dëmtim dhe u zëvendësua në minutën e 28-të./Gazeta “Enigma”/