“Nuk votohet Hekuran Murati, la jashtë pagës minimale veteranët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e UÇK-së”

“Nuk votohet Hekuran Murati, la jashtë pagës minimale veteranët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e UÇK-së”

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri i ka përmendur tri arsye kryesore që sipas tij nuk bën të votohet Hekuran Murati.

Sipas Tahiri, Murati i la jashtë pagës minimale 3 kategoritë më të lavdishme të Kosovës.

“Hekuran Murati i ka lënë jashtë pagës minimale tri kategoritë më të lavdishme të shoqërisë sonë:

• Veteranët e UÇK-së
• Familjet e Dëshmorëve
• Invalidët e UÇK-së

Paga minimale është minimumi i të ardhurave me të cilat një familje mund të mbijetojë, pra edhe prej kësaj i ka përjashtuar. Kjo është trashëgimia e tij si ministër – një njollë që do ta turpërojë gjithë jetën.Si mund të votohet një i tillë për Kryetar të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Tahiri./GazetaEnigma

Related Articles