Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor.
Sipas të dhënave të fundit, deri tani janë numëruar rreth 94 për qind e fletëvotimeve, ndërsa kanë mbetur edhe 148 kuti votimi pa u procesuar.
Megjithëse numërimi po shkon drejt përfundimit, renditja e pesë kandidatëve më të votuar brenda partive politike mbetet e pandryshuar.

