Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesimin e 100% të votave në zgjedhjet e fundit, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas rezultateve preliminare Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë e treta me 147888 ose 17.63%.
Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para me 342,281 vota ose 40.80% të totalit.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 184,811 vota apo 22.03%.
Blloku i përbërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate, Konservatorët dhe Intelektualët ka siguruar 62,588 vota apo 7.46%. /Gazeta Enigma/