Pas përditësimeve të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe Vushtrria shkon në balotazh.
Ferit Idrizi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) doli i pari me 45.56%, por nuk arriti të triumfojë ndaj Sylejman Mehollit të Vetëvendosjes, përkundër që kanë diferencë për 4 mijë e 433 vota.
I treti është Xhafer Tahiri i LDK-së, ndërsa kandidatja e Nismës, Xhevahire Izmaku në vend të katërt.