Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare, me rreth 63% të vendvotimeve të numëruara në të gjithë vendin.
Sipas të rezultateve të publikuara nga “Drenica Sot”, lista e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka sjellë disa surpriza në renditjen e më të votuarve, transmeton Gazeta Enigma.
Në krye të listës ndodhet kandidati i kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza, i cili ka arritur të sigurojë 84,417 vota. Pas tij, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka marrë 48,090 vota deri më tash, duke u renditur i dyti brenda partisë.
Vendi e tretë e zë Uran Ismaili, i cili deri më tani ka siguruar 20,490 vota, ndërsa Vlora Çitaku dhe Sala Jashari pasojnë me diferenca të vogla, duke marrë përkatësisht 19,690 dhe 19,634 vota.
Lista e dhjetë kandidatëve më të votuar të PDK-së përmbyllet me Përparim Grudën (16,883 vota), Jakup Nurën (16,487), Enver Hoxhajn (16,087), Ganimete Musliun (15,511) dhe Mergim Lushtakun (14,663).
Pas tyre, mbi 10 mijë herë janë votuar deri me tash edhe Rrahman Rama, Aran Behrami, Elmi Reçica, Ferat Shala, Rashit Qalaj, Fadil Demaku, Xhevahir Geci, Nait Hasani, Altin Krasniqi, Blerta Deliu Kodra, Ariana Musliu Shoshi, Petrit Hajdari dhe Abelard Tahiri. /Gazeta Enigma