Deri në orën 20:30 janë numëruar 67.7 për qind e kutive të votimit në shkallë vendi në Shqipëri, përkatësisht 3538 nga gjithsej 5225. Të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se Partia Socialiste kryeson me 82 mandate.
Partia Demokratike nga ana tjetër ka siguruar deri më tani 52 mandate. Partia Socialdemokrate e Tom Doshit është pozicionuar si forca e tretë në Kuvend me 3 mandate. Partia Mundësia ka arritur të sigurojë 2 mandate, ndërsa koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” dhe Lëvizja Bashkë kanë marrë nga një mandat secili.