Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon ende në të gjithë vendin.
Me numërimin e deritashëm, rreth 90 për qind të kutive të votimit, Partia Socialiste e kryeministrit, Edi Rama, prin me aktualisht 73 mandate të siguruara nga 140 sa janë në tërë Kuvendin e Shqipërisë.
Në të gjithë vendin, PS-ja kryeson me 67 mijë vota, e pasuar nga PD-AN me 527 mijë vota. LSI deri më tani ka marrë 92 mijë vota, kurse PSD 30,021.
PS ka 73 mandate, ndërsa PD 59 mandate, LSI 5 dhe PSD 3 mandate. Në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste. Nga 5198 kuti votimi, deri më tani janë numëruar 4653 kuti.
Deri më tani nga votat e numëruara kanë rezultuar 73.485 të pavlefshme, ndërsa 611 kuti janë ende për tu numëruar.