Pas përpunimit të 21 nga 40 vendvotime të votave ose 52,50% në përfaqësitë diplomatike, Lëvizja Vetëvendosje po kryeson me 4,515 vota ose 86.46% të totalit.
Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës – PDK me 296 vota (5.67%), e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK me 268 vota (5.13%).
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK ka marrë 79 vota (1.51%).

