Në Prizren janë numëruar mbi 50 % të votave deri tani, më saktësisht 56.51 %, ku po prin Mytaher Haskuka.
Kandidati i Vetëvendosjes momentalisht ka 41.28% të votave të numëruara deri tani ose 13.502 vota derisa pas tij është Shaqir Totaj i PDK-së me 30,67% ose 10.033 vota.
Anton Quni i LDK-së po radhitet i treti, me rezultatet e deritanishme, me 14,90% ose 4874 vota.
Rezultatet aktuale japin shenjë se Prizreni mund të shkojë në balotazh mes Mytaher Haskukës të Vetëvendosjes dhe Shaqir Totajt të PDK-së./Gazeta Enigma/