Deri më tani janë numëruar mbi 95 për qind e vendvotimeve të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri nga ku rezulton se Partia Socialiste vazhdon të prin me numrin e votave para Partisë Demokrate.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi, deri më tani PS ka 74 deputetë nga gjithsej 140 sa ka Kuvendi i Shqipërisë.
PD ka 59 deputetë, ndjekur nga Lëvizja Socialiste për Integrim me 4 mandate dhe Partia Socialdemokrate me 3 deputetë.
Me marrjen e shumicës së mandateve, e bënë të mundur që kryeministri aktual Edi Rama të vazhdon të qëndroj edhe në një mandat në krye të ekzekutivit shqiptar.
Rama për herë të parë u zgjodh kryeministër i vendit në vitin 2013, duke u rizgjedhur në vitin 2017 dhe në zgjedhjet e 2021-së, ai i fiton për herë të tretë këto zgjedhje.
Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë të votojnë 3,588,869 qytetarë me të drejtë vote.