Numërohen rreth 30% të votave në Gjilan: Këta janë kandidatët më të votuar për asamble

Numërohen rreth 30% të votave në Gjilan: Këta janë kandidatët më të votuar për asamble

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar përditësimin e votave nga rezultatet e kandidatëve për asamble, shkruan Gazeta “Enigma”.

Në Komunën e Gjilanit, nga Lëvizja Vetëvendosje!, bartësi i listës, Alban Hyseni numëron 3,744 vota, teksa në vendin e dytë është Bekim Salihu me 308 vota. Pasohet nga Avdyl Kastrati me 201 vota, Kushtrim Ibrahimi me 181 vota dhe Sabri Rexhepi me 179 vota.

Nga partia e dytë me më së shumti vota nga kjo komunë, Lidhja Demokratike e Kosovës, bartësi i Listës, Arbër Ismajli numëron 2,736 vota. I dytë është Artan Cani me 200 vota, pasohet nga Sami Ahmeti me 149 vota, Fatos Ramadani me 156 vota dhe Shpresa Kurteshi Emini me 140 vota.

Nga partia e tretë e dalë nga kjo komunë, Partia Demokratike e Kosovës, Riad Rashiti numëron 1,484. I dytë del Bujar Nevzati me 135 vota, pasohet nga Ekrem Kryeziu me 104 vota, Malikie Hoxha me 96 vota dhe Shefik Surdulli me 86 vota./Gazeta Enigma/

Related Articles