Votat e diasporës në komunën e Kamenicës kanë ngushtuar rezultatin e zgjedhjeve lokale në mes Qëndron Kastratit të PSD-së dhe Kadri Rahimajt të VV-së, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Nga 265 vota të diasporës, Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar shumicën prej tyre apo 168 duke lënë prapa Qëndron Kastratin e PSD-së i cili mori 63.
Faton Jakupi i AAK-së mori vetëm 10 vota ndërsa nga 12 vota morën Jeton Biqkaj i LDK-së dhe Muhamed Kallaba i PDK-së.
Kujtojmë se në balotazh do të jenë Qëndron Kastrati i PSD-së dhe Kadri Rahimaj i VV-së.
Momentalisht, pa votat me postë, Qëndron Kastrati i PSD-së e prin garën e balotazhit me 5 mijë e 284 vota, apo 32.69% kurse Kadri Rahimaj i VV-së ka 4 mijë e 909 vota apo 30.37%./Gazeta Enigma/