Numri i përdoruesve të drogave në Kosovë është rritur, ndërsa institucionet ende nuk kanë të dhëna të sakta se sa është numri i tyre.
Në tryezën organizuar për Ditën Ndërkombëtare kundër Abuzimit të Drogave dhe Trafikimit të paligjshëm, u tha se kapaciteti aktual i institucioneve shëndetësore për trajtimin e këtyre rasteve është i kufizuar.
“Numrat që janë dhënë janë 30 mijë deri në 40 mijë përdorues të drogave sa vlerësohet që janë në Kosovë nga të gjitha komunitetet dhe grup moshat e ndryshme, me dominim nga moshat e reja” tha Rifat Latifi, Ministër i Shëndetësisë Por kjo dukuri po del të mos jetë problem vetëm në Kosovë.
“Sipas zyrës ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për drogën dhe krimin në vitin 2020 gati 275 milionë njerëz përdoren drogën në mbarë botën” tha Valdete Alidema, kryetare e Asociacionit të Psikiatërve të Kosovës. Aktualisht përdoruesit e substancave narkotike marrin trajtim në repartin e Psikiatrisë, që ka vetëm 6 shtretër, teksa janë bashkë me pacientë që kanë çrregullime mendore. Në këtë repart, gjatë këtij viti janë regjistruar 60 pranime dhe trajtimi i tyre ka zgjatur më shumë se 800 ditë.