Numri i të vdekurve në Gaza rritet në 11,240, thotë ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi
Numri total i të vdekurve në Rripin e Gazës që nga 7 tetori u rrit në 11,240 të hënën, sipas zyrës së mediave të qeverisë së kontrolluar nga Hamasi.
Shifra përfshin 4,630 fëmijë dhe 3,130 gra, tha zëdhënësi i zyrës për media.
Siç raportuam të dielën, OBSH thotë se ka besim në shifrat e vdekjeve të dhëna nga autoritetet e drejtuara nga Hamasi, shkruan BBC.