Numri i viktimave në Kiev arrin në 19, përfshirë 4 fëmijë

Numri i viktimave në Kiev arrin në 19, përfshirë 4 fëmijë

Numri i të vdekurve nga sulmi më i rëndë i Rusisë në Kiev që nga korriku është rritur në 19, përfshirë katër fëmijë.

Forcat ruse goditën gjithashtu një anije luftarake ukrainase, duke vrarë të paktën një anëtar të ekuipazhit.

Në ofensivën masive u dëmtuan zona të shumta banimi në kryeqytet, si edhe ndërtesa të rëndësishme si delegacioni i BE-së, Këshilli Britanik, ambasada e Azerbajxhanit dhe një ndërmarrje turke.

Presidenti ukrainas Volodymr Zelensky dënoi “sulmin masiv” dhe bëri thirrje për “sanksione të reja dhe të ashpra” ndaj Moskës. Ndërkohë, kryebashkiaku i Kievit shpalli ditën e premte ditë zie, ndërsa në të njëjtën ditë do të zhvillohen bisedime midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Nju Jork.

Related Articles