Nushi: Kurti ka bërë aleanca, si me Haki Abazin, vetëm për pushtet

Nushi: Kurti ka bërë aleanca, si me Haki Abazin, vetëm për pushtet

Nol Nushi nga PSD-ja ka komentuar shkarkimin e deputetit të Haki Abazit nga pozitat që ka mbajtur deri më tani në Komisione parlamentare.

Ai në Prime Time tha se fillimisht anëtarësimi i Abazit në VV ishte bërë përmes një negocimi mes tij dhe kryeministrtit, Kurti.

Për këtë Nushi ka akuzuar Kurtin për aleanca të tilla, vetëm për pushtet.

“Ti futesh aty me një kontratë, dhe z.Abazi ju thotë unë e sjelli këtë gjë për VV-në. Dhe ata pranojnë, e bëjnë nëpër pozita. Këtu dytë kanë faj sepse negocimin e kanë bërë në formë të shit-blererjes së interest të përbashkët. Aq sa është i dëmshëm logjika e Abazit që ka shku aty, aq e dëshme është edhe logjika e VV-së që pranon këso persona që kanë fol zi e terr për VV-në para se me hy. Me i pasë pyet aktivistët a me ardh Haki Abazi në VV, krejt kishi thanë jo. Kjo shumë më shumë flet për Kurtin, se ka lidh këso aleanca me njerëëz të tillë vetëm për pushtet”, tha Nushi në Prime Time.

Related Articles