Talenti i Arsenalit, Ethan Nwaneri, është futur në histori, duke u bërë lojtari më i ri që ka luajtur në Premier League. Nwaneri është aktivizuar sot në minutën e 90-të në fitoren 3:0 të Arsenalit ndaj Brentfordit.
Ai është 15-vjeçar e 181 ditë. Është bërë lojtari i parë nën 16 vjet që ka luajtur në Premier League.
Ka thyer rekordin e Harvey Elliottit, që kishte luajtur me 16 vjet e 30 ditë, ka njoftuar OPTA.