Në Shkollën e Mesme Ekonomike ‘Hoxhë Kadri Prishtina’ në kryeqytet, një nxënës është vërejtur në hapësirat e objektit me armë.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se lidhur me këtë situatë është njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në stacion të dyshuarin.
Nxënësi 15-vjeçar është intervistuar në prezencën e prindit të tij dhe avokatit mbrojtës, ku ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.
Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar armën në fjalë.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.