Ndonëse ditë e zakonshme pune, disa shkolla në Komunën e Istogut sot nuk mbajtën mësim si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.
Xhevat Demaj, zyrtar në Komunën e Istogut për Klankosova.tv thotë se ka shpresa që nesër, nxënësit do t’i kthehen bankave shkollore.
“Si pasojë e reshjeve të shiut, komuna jonë u përballë edhe me vërshime e dëmtimet siç ishin ato të katër shkollave që u përjashtua nga mbajtja e mësimit. Për këto dëmtime po punohet gjatë ditës së sotme me shpresën që nga nesër do të vazhdojë procesi mësimor”, tha Demaj.
Përveç këtyre dëmtimeve, nga kjo komunë thuhet se nuk ka evidentime të tjera për bllokime të mëdha.
“Komuna jonë edhe pse ishte mjaft e prekur nga këto reshje, ia doli në mënyrën më të mirë që t’i sfidonte dhe sanonte këto ngecje në të cilat në vazhdimësi po punohet”, përfundoi ai.
Njëjtë si kjo komunë edhe Vushtrria, Gjilani e Peja për Klankosova.tv thanë se e kanë nën kontroll situatën e këtyre reshjeve që nisën që nga e shtuna me një intensitet të lartë.