Nxënësit i zë rryma në një shkollë në Mitrovicë, dërgohen në emergjencë

Nxënësit i zë rryma në një shkollë në Mitrovicë, dërgohen në emergjencë

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Shkollën “Eqrem Çabej” në Mitrovicë, ku tre nxënës kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike, ku për pasojë kanë pësuar lëndime.

Sipas informacioneve të para, ata janë ndihmuar menjëherë nga shërbimet e emergjencës dhe tani janë në gjendje të qëndrueshme, pa pasoja dhe tashmë ndodhen në shtëpi, njoftoi drejtoria e shkollës.

Sipas hetimeve të kryera nga ekspertët, drejtoria e shkollës thotë se problemi është shkaktuar nga një instalim i vjetër i derës së hekurt, i cili ishte vendosur para 20 vitesh.

Sipas tyre, defekti ka qenë brenda murit, duke e bërë të pamundur zbulimin e tij nga jashtë. Shkolla e ka vlerësuar situatën dhe ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin.

“Tre nxënës të shkollës kishin pësuar një kontakt me rrymën elektrike, por fatmirësisht, ata janë trajtuar nga shërbimet e emergjencës dhe janë në gjendje stabile, pa pasoja dhe janë në shtëpi. Pas hetimeve nga ekspertët, u konstatua se shkolla nuk mund ta kishte parashikuar këtë ngjarje, pasi problemi është shkatuar nga instalimi i derës së hekurt para 20 vitesh dhe problemi ka qenë tërësisht brenda murit, gjegjësisht e pamundur të vërehet nga jashtë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndër të tjera, drejtoria e shkollës ka theksuar se do të vazhdojë të bashkëpunojë me autoritetet për të parandaluar ndodhin e incidenteve të ngjashme në të ardhmen.

Related Articles