Një operacion i forcave të Antiterrorit ka bërë të mundur nxjerrjen nga kampi i ISIS në Siri të 13 shqiptarëve.
Bëhet fjalë për 4 gra dhe 9 fëmijë të cilët janë nxjerr nga kampi.
Lajmi është bërë i ditur nga zyrtar i lartë sirian Abdulkarim Omar, përmes një postimi në Twitter.
“Sot, 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar Omar.
Gratë dhe fëmijët u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare dhe do të riatdhesohen në Shqipëri./tvklan