Nxirret nga gremina personi, i cili u raportua se kishte rënë në mesditën e sotme në bjeshkët e fshatit Studenicë të Istogut.
Burime të Indeksonlin-it bëjnë të ditur se personi është në gjendje të rendë shëndetësore, por me shenja jete.
Personi që ka rënë në greminë është Dardan Ramçaj.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në Bjeshkët e fshatit Studenicë. Policia dhe zjarrfikësit janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Kërkimet për të kanë nisur” ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.