Noizy është njëri nga artistët që ka reaguar ashpër për ardhjen e Goran Bregoviç në Korçë.
Pasi kërkoi nga fansat të reagojnë me dhunë kundër artistit serb ai ka dhënë një ide se si të prishin koncertin e tij.
Reperi shqiptar tha se duhet të organizohet një koncert i përmasave të mëdha me emra të njohur shqiptar në të njëjtën ditë dhe orë në mënyrë që publiku të shkojë aty e jo te koncerti i Bregoviç.
Noizy u ka bërë ftesë kolegëve të tij që të mblidhen dhe ta dështojnë festivalin ku merr pjesë këngëtari serb./Gazeta Enigma/