Një rast i dhunës ka ndodhur mbrëmë në Mazgit të Obilit.
19 vjeçari A.Q., nga Kroimiri i Lipjanit, diku rreth orës 22:00, i ka shkuar në shtëpi në Obiliq ish-bashkëshortës së tij, bashkë me nënën dhe vëllaun.
Burime të Indeksonline pohojnë se i dyshuari nga ish-gruaja, F.Q. ka marrë me dhunë djalin 7 muajsh.
Ndaj ish-bashkëshortes, i dyshuari ka përdorur dhunë fizike.
Kjo e fundit ka marrë tretman mjekësor pas sulmit.
Njësia policore në stacionit policor të Lipjanit është angazhuar në rast, dhe në konsultim me prokurorin, fëmiu 7 muajsh i është kthyer të ëmës.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.