Një rast mjaft i rëndë është raportuar së fundi nga Policia e Kosovës.
Bëhet fjalë për “marrëdhënie seksuale brenda familjes”.
Policia ka arrestuar një person të dyshimtë, mashkull i mitur pasi që i njëjti kishte abuzuar seksualisht me viktimën femër po ashtu e mitur.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është raportuar në Obiliq.