Jo rrallëherë fëmijët janë viktima të dhunës qoftë nga prindërit e tyre apo edhe anëtarë të tjerë të familjes. Në shumicën e këtyre rasteve, fëmijët janë edhe të moshës së mitur, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në një familje në Obiliq, ku një burre po dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij.
Sipas informacioneve që ka Sinjali, i dyshuari e ka kërcënuar seriozisht të bijën, për motive akoma të panjohura.
Si rezultat i raportimit, babai i dyshuar është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalim dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”.