Obiliq: Dhunohet seksualisht një vajzë e mitur, identifikohet i dyshuari 21-vjeçar

Obiliq: Dhunohet seksualisht një vajzë e mitur, identifikohet i dyshuari 21-vjeçar

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Zakonisht viktima janë vajzat e mitura të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona kryesisht të moshës madhore.

Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur së fundmi në Obiliq dhe një person i dyshuar tashmë është identifikuar

Këtë herë, ngjarja u zbulua derisa një vajzë e mitur po merrte trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare, prej ku u lajmërua rasti në Polici.

Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për një vajzë të moshës rreth 14-vjeçare, e cila dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një 20-vjeçar.

Vajza është intervistuar në prani të prindit të saj dhe ka rrëfyer se si është abuzuar seksualisht nga i dyshuari.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të siguruar prezencën e të dyshuarit.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Dhunimi”.

Related Articles